Pas terrorit në Bruksel, kanë rinisur të qarkullojnë disa profeci mbi “Luftën e Madhe” në mbarë botën. Pikërisht në fjalët e Nostradamusit është parashikuar një ngjarje e tillë që për fat të keq po realizohet me ditët e sotme. Profeti francez Nostradamus ka parashikuar se ISIS do të dominojë disa pjesë të Evropës, çka do të shkaktojë luftën e tretë botërore. Profecitë e Nostradamus janë të frikshme, madje kur i mendon disa prej tyre historia i ka vërtetuar. A gabon ndonjëherë profeti francez? Franca u godit, por a është fillimi i fundit siç parashikon . “Lufta e Madhe do të nisë në Francë dhe më pas gjithë Evropa do të goditet. Ajo do të jetë e gjatë dhe e tmerrshme për gjithkënd. Më pas fatmirësisht do të vijë paqja, por do jenë të paktë ata që do ta shijojnë”, shkruante Nostradamusi shekuj më parë.
Një profeci që rilexohet sa herë ndodhin sulme në Evropë. Spas një tjetër pasazhi të volumit “Profecitë” të Nostradamusit, “Do të jenë shumë kuaj kozakësh që do të pijnë ujë në burimet e Romës”. i shton se “Roma do të zhduket dhe zjarri do të bjerë nga qielli duke shkatërruar qytetin. Do të shihen vetëm vrasje dhe kaos. Do të dëgjohen vetëm zhurmë armësh dhe mallkime. Të drejtët do të vuajnë shumë. Roma do të humbasë besimin dhe do të bëhet foleja e AntiKrishtit”, thotë Nostradamusi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/