Si pasojë e sulmeve të ndodhura sot në Bruksel, një avioni i nisur nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqytetit belg ka devijuar destinacionin, duke u ulur në Pari.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton se më datën 22 Mars 2016, avioni i linjës Tiranë – Bruksel – Paris që operohet nga Adria Airways, me 42 pasagjerë në bord, është nisur nga Tirana sot në orën 6.47 dhe është ulur në Paris, në aeroportin “Charles de Gaulle”.
“Zbritja në Bruksel – destinacion në programin e fluturimit të kësaj linje – u anullua pas ngjarjeve të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin belg. Avioni Bombardier CRJ 900 u ul me të gjithë pasagjerët në destinacionin e radhës, Paris”, sqaron deklarata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/