Policia ka rritur kontrollin në Rinas duke aktivizuar edhe qentë antieksploziv.
Nëpërmjet një njoftimi nga ministria e Brendshme thuhet se “Policia Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pasagjereve për shtimin e kontrolleve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.
Masat shtesë të sigurisë në aeroportin e Rinasit janë ndërmarrë pas akteve të terrorit, ndodhura sot paradite në Belgjikë.
Autoritetet ushtrojnë kontroll të rreptë te bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv.
Në ambjentet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit.
Gjithashtu pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme te FNSH, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/