Përmbyset varka në liqenin e Butrintit, shpëton djali, nuk dihet fati i...

Përmbyset varka në liqenin e Butrintit, shpëton djali, nuk dihet fati i babait

170
0
Shares

Një varkë peshkimi është mbytur në liqenin e Butrintit, ne të  ndodheshin babë e bir. Ngjarja ka ndodhur mesditene sotme rreth orës 13:00, dhe sipas policisë një prej personave është zhdukur dhe nuk dihet fati i tij.Policia sqaron se djali 18-vjeçar ka arritur të shpëtojë, ndërsa nuk dihet ende fati i të atit.

Sipas policisë varka ka marrë ujë kur dy personat po mblidhinin rrjetat e peshkimit dhe shkak i mbytjes ka qenë moti i keq.

“E.Sh dhe S.Sh (babë e birë, banues në Ksamil) kanë qenë duke peshkuar me një varkë të vogël në liqenin e Butrintit, vend të të cilin varka është përmbysur dhe për pasojë shtetasi S.Sh (i biri, 18 vjeç) ka shpëtuar duke dale me not nga liqeni, ndërsa shtetasi: E.Sh (babai, 48 vjeç) nuk ka mundur të dalë dhe dyshohet të jetë mbytur në ujë”, informon policia.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë po punojnë për gjetjen e trupit të këtij shtetasi si dhe janë njoftuar Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, të bashkëpunojnë për gjetjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY