Dy shpërthime janë kanë ndodhur në aeroportin Zaventem të Brukselit, në Belgjikë. Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për 17 te vdekur dhe shumë të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.
Mediat belge raportojnë gjithashtu se, aeroporti po evakuohet, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi.
Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.
Transmetuesi belg RTBF citon një dëshmitar të thotë se, ka njerëz të plagosur ose pa ndjenja në zonën e nisjeve, përball hotel “Sheraton”.
Ndërsa një punonjës i aeroportit ka thënë për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/