AVIONI I DROGËS/ Trafikantët i shpëtojnë policisë së dy shteteve

AVIONI I DROGËS/ Trafikantët i shpëtojnë policisë së dy shteteve

52
0
Shares

Avioni sportiv që shkeli hapësirën ajrore shqiptare dhe që u pikas në Akërni të Vlorës rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës jo vetëm që ju fsheh policisë shqiptare, por mundi t’i shpëtojë edhe ndjekjes së disa mjeteve ajrore ndër më të sofistikuara të fqinjëve italianë. Në shkëmbimin e informacionit të policisë shqiptare me atë italiane, u raportua se mjeti u fsheh në disa kodra në një lartësi të ulët nga toka dhe se drejtohej nga një pilot tepër profesionist, aq sa dyshimet e ngritura janë për ndonjë ish-pilot ushtarak, kombësia e të cilit ende nuk është gjetur.

Në ajër në hapësirën italiane u ngrit për ta bllokuar një skuadrile ushtarake “Eurofighter” nga një bazë n Bari. Avioni fluturoi aq ulët sa nuk mund të kapej prej tyre, ndaj u desh ngritja e helikopterëve të specializuar në ndjekje, por edhe ata nuk munden dot ta bllokojnë dhe humbën gjurmët e tij. Policia shqiptare njoftoi zyrtarisht 36 orë më pas operacionit, se në orët e para të mëngjesit të datës 20 mars, në fshatin Akërni, lëvizte në hapësirën ajrore një avion i vogël. Pas dhënies së sinjalit, Policia e Vlorës, ajo kufitare dhe specialet e Delta Force u vunë në lëvizje, por pa rezultat.

Policia shqiptare kreu veprimet e saj dhe doli në dyshimin se avioni ishte pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike. Tre persona u arrestuan në Vlorë si të dyshuar. Ata janë tre pjesëtarë të një familje që banojnë afër vendit ku mendohet të jetë nisur avioni. Sipas të dhënave paraprake ata ishin të vetmit që ndodheshin 1 kilometër në afërsi të tij. U bllokua një fugon dhe një automjet fuoristradë në pronësi të tyre. Gjatë marrjes në pyetje ata mohuan të jenë pjesë e trafikut apo të kenë ndonjë lidhje me avionin në fjalë. Të arrestuarve nuk iu gjet lëndë narkotike. Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal, atë të trafikut të lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY