Tiranë, i hyjnë në banesë, i hapin kasafortën, i vjedhin 20 mijë...

Tiranë, i hyjnë në banesë, i hapin kasafortën, i vjedhin 20 mijë euro dhe zhduken “pa lënë gjurmë”

47
0
Shares

Një banesë në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë është vjedhur me thyerje. Hajdutët e dyshuar, ende të paidentifikuar, kanë pasur gjithë kohën në dispozicion, për të hyrë, për hapur kasafortën, për të marrë prej andej 20 mijë euro dhe për tu larguar të pa shqetësuar “pa lënë gjurmë”.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së dielës rreth orës 22:00.
Mësohet se denoncimi është bërë prej vetë të zotit të shtëpisë Arbënor Shala, të cilit i kanë vjedhur një shumë parash rreth 20.000 euro.
Në momentin e ngjarjes në banesë mësohet se nuk ka pasur asnjë njeri brenda. Por kur ka shkuar në shtëpi, Shala ka parë të dëmtuar derën e shtëpisë. Dyshohet se autorët e kanë hapur derën me kartë dhe janë futur brenda, ku kanë marrë lekët që pronari kishte në kasafortë.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe kapjen e tyre.
Mësohet se janë marrë në pyetje edhe banorët të pallatit nëse kanë parë ndonjë lëvizje të dyshimtë rreth asaj ore, teksa pronari po pyetet nëse dyshon tek ndokush që mund të ketë lidhje me ngjarjen. Gjithashtu edhe kamerat e sigurisë së bizneseve aty rrotull po verifikohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY