Sherr mes besimtarëve dhe hoxhës në xhaminë shqiptare në Zvicër

Sherr mes besimtarëve dhe hoxhës në xhaminë shqiptare në Zvicër

47
0
Shares

Konflikt mes besimtarëve dhe hoxhës në njërën nga xhamitë e shqiptarëve në Winterthur (Grüze), në Zvicer. Policia u njoftua nga një “qytetar i shqetësuar”, siç shkruan 20minuten.ch. Sipas kreut të policisë që ka udhëhequr aksionin, në oborrin e xhamisë dhe brenda saj mbretëronte një atmosferë e tendosur në me të pranishmëve.

E gjithë ajo çfarë ka bërë policia aty ka qenë ndërhyrja për pajtim dhe për ulje të gjakrave. Policia nuk ka dhënë informata plotësuese për shkakun e zënkës. “Kjo është punë e hetimeve”, ka thënë kreu i aksionit policor. Ai ka shtuar se është zhvilluar edhe kontrolli i zakonshëm i të pranishmëve, siç praktikohet në raste të tilla. Askush nuk është arrestuar per këtë rast.

Siç shpjegon për albinfo.ch një burim që nuk ka dashur t’i përmendet emri, ky konflikt ka të bëjë me mosmarrëveshjen në mes të imamit të xhamisë dhe kryesisë së saj. Personi i kontaktuar, aktivist i vjetër dhe njëri ndër themeluesit e kësaj xhamie thotë se kjo nuk është hera e parë që është dashur të ndërhynte policia në këtë Konflikt.

Aty janë përfshirë imami me një pjesë të besimtarëve në njërën anë, dhe shumica e madhe e besimtarëve, në anën tjetër. Burim i konfliktit thotë ai për albinfo.ch ka qenë vendimi i kryesisë që hoxhës t`i shkëputet marrëdhënia e punës. Ai nuk ka dashur ta pranojë këtë vendim dhe ka marrë avokatin mbrojtës si dhe është duke “u shtyrë” me gjyq, thotë burimi për albinfo.ch.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY