PE diskuton për Shqipërinë: Krimi ka infiltruar në makinerinë politike, korrupsioni në...

PE diskuton për Shqipërinë: Krimi ka infiltruar në makinerinë politike, korrupsioni në nivele të larta

48
0
Shares

Në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian kanë nisur diskutimet për amendamentet e draft-rezolutës së raportuesit  Knut Fleckenstein për integrimin europian të Shqipërisë. Janë 163 amendamente që janë prezantuar nga eurodeputetët e këtij komisioni parlamentar, ku sfidohet edhe togfjalëshi “progres i qëndrueshëm” i Shqipërisë në progresin e reformave dhe që përqendrohen kryesisht te përpjekjet që duhet të bëjë qeveria shqiptare për forcimin e shtetit ligjor, raporton “ABC News”.
 Në disa amendamente kërkohet zbatimi tërësor në frymë dhe në germë i të ashtuquajturit “ligji i dekriminalizimit”, shprehet shqetësimi për infiltrimin e krimit në makinerinë politike, nivelin e lartë të korrupsionit në drejtësi, shëndetësi, arsim, prokurimet publike dhe qeverisjes lokale, trafikun e drogës, kultivimin e bimëve narkotike  dhe mungesën e kontrollit në nivelin e duhur të trafikut të armëve. Këto shqetësime përbëjnë edhe bazën e amendamenteve më kritike të grupimit të ekstremit të djathtë, ku propozohet ndërprerja e menjëhershme e iniciativës për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.  Përmes amendamenteve të paraqitura, grupe të ndryshme politike kërkohen përpjekje të shumta nga qeveria shqiptare për  përmirësimin e kushteve ekonomike në vend dhe luftës kundër përjashtimit social.
Në këtë kuadër shprehet shqetësim për konçensionet me partneritetet publike dhe private, për impaktin social të huas prej 331 milion euro të marrë nga FMN në 2014,  borxhin e lartë prej 70%  rritjen e papunësisë, ikjen e truri dhe kryesisht të të rinjve nga vendi, rritjen e TVSH-së për shoqërinë civile etj.
Pjesa dërrmuese e  amendamenteve të prezantuara fokusohen te reforma e sistemit në drejtësi, lufta kundër korrupsioni.
Aty vihet në pah mungesa e instrumenteve efikase të kontrollit në sistemin e drejtësisë, niveli i lartë i korrupsionit dhe politizimit dhe kërkohet reduktimi i kontrollit të ekzekutivit mbi drejtësinë. Të gjitha palëve u kërkohet të zbatojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, si edhe rekomandimet e GRECO për luftën kundër korrupsionit në drejtësi. Komisionit Europian i kërkohet të monitorojë reformën në drejtësi. Lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, theksohet se që prej 2013, krimi i organizuar është përgjegjës për 200 shpërthime ekspozivësh, nga të cilat disa i janë drejtuar edhe drejtorëve të institucioneve  dhe familjarëve të tyre.
Amendamentet venë theksin gjithashtu te nevoja e depolitizimit të  administratës publike dhe rritjes së profesionalizimit të punonjësve të saj. Gjithashtu ka shqetësim të hapur lidhur me procesin zgjedhor, funksionimin e KQZ-së, financimin e partive politike, shitblerjes së votës, rastet e votimit në grup dhe parregullsitë prçeduriale të raportuara nga OSBE-ODHIR. Në këtë linjë janë edhe amendamentet që flasin për shkeljen e të drejtave të njeriut, ku dënohet keqtrajtimi i të akuzuarve në komisariatet e policisë dhe i të dënuarve në burgje, flitet për një diferencë të madhe të trajtimit të burrave dhe grave në shumë sektorë, denoncohet shkelja e të drejtave të minoriteteve. Qeverisë shqiptare i kërkohet të ndalë projektet e shumta të pakontrolluara për hidrocentrale në zona të mbrojtura dhe me një vlerë natyrore të lartë, të ndalë ndërtimin përgjatë Parkut Vjosa, si dhe shprehet shqetësimi për dështimin e qeverisë shqiptare për një plan-aksioni për energjitë e rinovueshme në Komuniteti  e Energjisë dhe afatet e shkelura nga Shqipëria për angazhimet në Komunitetin e energjisë për 2016. Në amendamente shprehet shqetësimi për lirinë e shtypit, presionin dhe kërcënimin e medias.  Amendamentet flasin gjithashtu edhe për nevojën e një dialogu afatgjatë qeveri-opozitë për anëtarësimin e vendit në BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY