Mbledhja e grupit të PS, Kokëdhima, Blushi & Co “kryqëzojnë” Ruçin, deputetët...

Mbledhja e grupit të PS, Kokëdhima, Blushi & Co “kryqëzojnë” Ruçin, deputetët e tjerë heshtin

48
0
Shares

Debate ka pasur sërish sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të zhvilluar me dyer të mbyllura.
Burime brenda grupit parlamentar bënë të ditur se në mbledhjen e sotme, e cila zgjati vetëm pak më shumë se gjysmë ore, deputeti Koço Kokëdhima u ka kërkuar sërish llogari deputetëve të tjerë që votuan mandatin e tij për në Kushtetuese.
Po kështu mësohet se deputetja Mimoza Hafizi i ka kërkuar llogari kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, se pse statute i Partisë Socialiste është votuar vetëm në parim dhe jo nen për nen. Sipas burimeve, Ruçi i është përgjigjur se në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe herë të tjera dhe se do të jetë grupi i punës i kryesor nga Fatmir Xhafaj ai që do ta miratojë nen për nen. Të njëjtin shqetësim ka ngritur edhe Arta Dade.
Pyetja e Ben Blushit se kur do të hapet fushata për referendumin, ka marrë përgjigjen se fushata nis që sot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY