Kunetërit e ish-policit të vrarë në Bllok, Ajet Zeqaj dëshmuan në prokurori për rrethanat e vrasjes duke përjashtuar cdo dyshim se ata kanë qënë të implikuar në atentat.
Vëllezërit i ish-gruas së Ajetit, Leonorës deklaruan se nuk ndodheshin atë natë në Tiranë. Dy prej tyre thanë si ishin në Tepelenë ndërkohë që dy të tjerët thjesht deklaruan se nuk kanë qenë në Tiranë.
Zeqaj ka tri vajza me ish-gruan. Kunetërit e mësuan vrasjen pas bisedës me të motrën, sipas dëshmive, e cila iu kishte kërkuar të shkonin në ceremoni bashkë me vajzat.
Dyshimi kryesor për vrasjen e Zeqajt është vrasje me pagesë. Kjo i përjashton ish-kunetërit e tij nga prezenca e tyre në skenën e krimit, duke marrë si të mirëqenë edhe pretendimin e tyre se nuk ndodheshin në Tiranë atë natë, por nuk i përjashton plotësisht nga implikimi i mundshëm në ngjarje.
Për këtë arsye, ata pritet që të thirren sërish për t’u pyetur nga oficerët e grupit hetimor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/