Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për të mërkurën tre kërkesat për referendume vendorë të kërkuara nga Partia Demokratike, që lidhen me parkimin nëntokësor tek Parku Rinia, ndërtimin e objekteve social-kulturore dhe administrative në dy anët e Korpusit të Universitetit Politeknik dhe ndërtimin e kompleksit të lojrave mbi sipërfaqe betoni në zemër të parkut të Liqenit.
KQZ-ja ka kërkuar të paraqiten edhe përfaqësues nga Këshilli Bashkiak. PD pretendon se këto objekte mund të ndërtohen në zona alternative duke mos cënuar edhe më tej situatën mjedisore në Tiranë.
Sipas Partisë Demokratike projektet nuk marrin parasysh ndikimin në mjedis dhe janë inicuar pa ju nënshtruar konsultimit me qytetarët, siç parashikohet në ligj. Ndaj, për PD-në është e domosdoshme që qytetarët e Tiranës të shprehen per keto vendime. Përfaqësuesi i PD-së, Jamarbër Malltezi u shpreh se 3 kërkesat për referendum bëhen për mushkëritë e Tiranës. “Në Tiranë lulishtet janë kthyer në pallate. parku Rinia, nuk ka leje mjedisore. Nuk mbyllim sytë kur shkelen ligje”. Mbledhja e sotme e KQZ-së pritet të miratojë ose jo formularin tip që do t’iu mundësojë qytetarëve të mbledhin firmat e nevojshme për shpalljen e referendumit ,- tha Malltezi.
Ndërsa Eridian Salianji shprehet se nuk ka referendum për taksa dhe tarifa. Ai shtoi se qytetarët nuk shkojnë në referendum për çështje administrative.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/