Kongresi dobëson Veliajn dhe forcon Tahirin

Kongresi dobëson Veliajn dhe forcon Tahirin

55
0
Shares

Lista e anëtarëve të Asamblesë nga Tirana besohet se janë mbështetës të kryetarit të saj në kryeqytet, Saimir Tahiri.

Hapja e Kongresit nga Veliaj nuk ka qenë kaq domëthënëse në listën e anëtarëve të rinj të Asamblesë.

Gazeta Sot thotë se përzgjedhja e emrave për në Asamble ka kaluar me sherr të madh brenda organizatës më të madhe socialiste. Sipas saj përzgjedhja gjatë votimit u ndikua nga një letër ku votimi orientohej drejt një listë numrash që korrespondonin tërësisht me njerëz të Tahirit.
lista me numra e votimit

Kjo pritet të shkaktojë një përplasje të re mes ministrit të Brendshëm dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës që garojnë mes tyre për të qenë numri 2 në PS.

Disa nga emrat e importuar nga G99 nuk ia dolën të fitojnë në kongres pavarësisht se ata ishin ndër kandidatët potencialë.

Jashtë Asamblesë kanë mbetur disa emra të Veliajt, si Ervin Mete apo Gentian Elezi të G99.

Nderkohe sot ne mengjes, MInistri Tahiri dhe Kryetari i Bashkise, Veliaj kane pasur nje takim me Kryeministritn Rama dhe Sekretarin e Pergjithshem Ruci. Nuk ka pasur ndonje njoftim rreth temes se takimit por fakti qe jane thirrur te dy bashke dhe fill pas votimit ne Asamble e ben me te besueshme se socialistet e Tiranes i dhane votta e tyre per numrat qe korrespondonin me emrat e preferuar nga Ministri i Brendshem. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY