Një shqiptar u vra gjatë natës ndërsa po grabiste në një shtëpi në Casertano të Italisë.
Sipas policisë italiane, shqiptari i vra nga pronari italian i shtëpisë që po grabiste ndërkohë që dy shqiptarë të tjera ia dolën të largoheshin të gjallë nga territori privat.
Sipas dëshmive të para 3 grabitësit shqiptarë rreth orës 3.30 kishin parkuar pranë shtëpisë një BMË ndërkohë që njëri prej tyre hapi me forcë një nga dritaret e katit të parë. Ai është futur në shtëpi dhe ka vjedhur portofolin e pronarit, disa sende me vlerë, çelësin e makinës tip Audi dhe celësat e portës jashtë.
Nuk është pikasur deri sa ka takuar vajzën e pronarit, e cila po hynte në shtëpi pasi kishte kaluar natën jashtë me miqtë e saj.
Pikërisht në këtë kohë vazja ka njoftuar të atin i cili ka dalë në ballkon dhe ka qëlluar në drejtim të hajdutëve duke vrarë njërin prej tyre, pikërisht atë që kishte hyrë në shtëpi.
Policia ka nisur hetimet për rastin. Kjo është vrasja e tretë në harkun e disa muajve që qytetarë italianë kanë kryer ndaj shqiptarëve në momentin kur ata kanë tentuar të grabisin shtëpitë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/