Jini lodhur që dilni nga shtëpia pa çadër dhe pak minuta më vonë fillon shiu? Apo blini gjithmonë çadra dhe ajo ju prishet? Për tu ardhur në ndihmë është zbuluar një çadër e re e cila u jep zgjidhje këtyre problemeve.
Oombrella, çadra nga Ëezzoo me bazë në Paris, u prezantua në Kickstarter Thursday si pajisja më inteligjente e shpikur ndonjëherë. Ekipi i krijimit të çadrës pohon se ajo ju njofton nëpërmjet një aplikacioni në telefonin tuaj inteligjent nëse do të bjerë shi pas 15 minutash. Po ashtu telefoni ju tregon nëse keni harruar çadrën.
Kjo cadër është për të përballuar erërat e forta, Oombrella ka tela me material kevlar, e cila sipas kompanisë i reziston stuhisë së shiut, të dëborës apo madje edhe të breshërit, shkruan krokodili. Çadra ka edhe dorezë ergonomike dhe tendë rezistente ndaj rrezeve ultravjollcë. Për ata njerëz të cilët e kanë një çadër të preferuar, Oombrella do të lançojë disa sensorë që i vendosen çdolloj çadre, duke e kthyer atë në inteligjente.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/