Një mace e cila është fiksuar pas të brendshmeve të meshkujve dhe çorapeve ka vjedhur disa të brendshme dhe çorape në dy muaj. Macja 6 – vjeçare e quajtur Bridget që jeton në Zelandën e Re është bërë një sensacion interneti.Pronarja e maces, Sarah Nathan u shpreh se macja ka vjdhur 11 palë të brendshme meshkujsh dhe 50 palë çorape.
Nathan postoi një foto të gjithë koleksionit të rrobave që macja ka vjedhur duke i kërkuar falje komunitetit lokal për sjelljen e maces.
Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje banorëve nëse dallojnë ndonjërën prej çorapeve ose të bredshmeve të tyre në këtë kolëksion të vjedhur, të shkojnë për ti marrë.
Duke folur për një nga mediat vendase në Zelandën e Re, vajza tha se macja ka një shije të çudtishme dhe manië për të marrë gjëra në shtëpitë e të tjerëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/