Pak veta e njohin dhe akoma me pak mund ta kanë vizituar. Por siç shihet edhe nga fotot ky është padyshim gjiri më i bukur i bregdetit Jon në Shqipëri.
Behet fjalë për Gjirin e Gramit, i cili ndodhet në zonën e Karaburunit, midis Vlorës dhe Dhërmiut. Është rreth 30minuta me skaf të shpejtë nga Dhermiu, Gjiri nuk ka akses nga toka. Deti është e vetmja mundësi për të arritur aty. Gjiri është mjaft i mbrojtur dhe ka nje zgjatin në formë bishti që lejon ankorimin e anijeve në furtune dhe i mbron ato nga stuhia.
E vecanta e tij është se për afro 2500 vjet ka shërbyer për të strehuar anije dhe marinare të ndryshëm për ti mbrojtur nga stuhitën e mëdha. Sot, ne shkëmbin në anë të tij, mund të gjesh shënime nga me antiket, deri tek më të rejat që janë bërë në vite nga marinare që janë strehuar aty për ti shpëtuar tërbimit të detit. Mbishkrimet janë në disa gjuhë, që nga latinishtja e greqishtja e deri tek anglishtja, italishtja, frengjishtja dhe gjuhet arabe.
Gjiri ka qënë i mbyllur për publikun në vitet e komunizmit sepse ishte zone ushtarake. Deti është i jashtëzakonshëm, i pastër dhe në thellësi mund te dallohen objekte antike. Për shumë vetë, ai mbetet gjiri më i bukur në Shqipëri dhe cdo njeri duhet ta vizitoje patjetër një herë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/