DETAJET/ Konfirmohet nga policia, poshtë “Benzit” kishte 400 gr tritol

DETAJET/ Konfirmohet nga policia, poshtë “Benzit” kishte 400 gr tritol

54
0
Shares

Policia e Tiranës ka konfirmuar se në mjetin tip “Benz” të parkuar pranë shkollës 9-vjeçare “Niket Dardani” ishte vendosur një sasi prej 400 gr eksploziv të dyshuar si C4.

Pasi policia ka mbërritur menjeherë në vendngjarje, ekspertët kanë prerë menjeherë fijet e dy pakove të dyshimta që u gjetën në automjet. Pakot janë dërguar në laborator ku do të behet ekzaminimi i tyre.

Pak me parë policia njoftoi se njëpako me eksploziv dyshohet se është gjendur në automjetin Benz me targa AA877 GZ. Automjeti është në pronësi të shtetasit Shefqet Rrapi. Eksplozivi u gjet poshtë sedilies së pasme të Benzit. Denoncimi në polici është bërë nga ana e pronarit. Automjeti ndodhej në rrugën “Sytki Cico”, përball shkollës “Niket Dardani”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY