Bushati takon homologun Kotzias, por problemet Shqipëri-Greqi “në vend numëro”

Bushati takon homologun Kotzias, por problemet Shqipëri-Greqi “në vend numëro”

64
0
Shares

Ministrat e jashtëm grekë e shqiptarë të takuar sot në Athinë, nuk kanë ndezur ndonjë “dritë jeshile” për zgjidhjen e problemeve apo edhe për përmirësimin e mundshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Kemi gjetur kodet e përbashkëta të komunikimit dhe kriteret për zgjidhjen e problemeve tona”.
Kjo ishte deklarata e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias në konferencës e përbashkët e homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.
Këto kritere tha më tej Kotzias janë ligji ndërkombëtare dhe kultura evropiane. Ministri grek theksoi se të dy vendet duan të zgjidhin problemet e së kaluarës. Kotzias tha se kishte biseduar me Bushatin për të drejtat e minoritet grek në Shqipëri si dhe rëndësinë e shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Gjithashtu ai shtoi se është biseduar për marrëdhëniet ekonomike, diskutime të cilët do të vazhdojnë deri në mbrëmje.
Nga ana e tij, Bushati foli për finalizimin e një mekanizmi me të cilën do të bëhen përpjekje për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.
Por ashtu si në fjalën e homologut të tij edhe në ato që shprehur Bushati u pa qartë se ende nuk ka asnjë marrëveshje për zgjidhjen e këtyre problemeve.
“Edhe pse kur i shohim në pikëpamje të ndryshme çështjet, vërejmë se ajo që ka rëndësi është zgjidhja e problemeve, jo vetëm për ato me rëndësi historike por edhe çështjet aktuale”, u shpreh Bushati duke shtua se me konsolidimin e marrëdhënieve të dy vendeve do të ketë impakt në të gjitha rajonin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY