Aksioni i Policisë së Shtetit, 83 persona përfundojnë në pranga, për disa...

Aksioni i Policisë së Shtetit, 83 persona përfundojnë në pranga, për disa vepra penale

70
0
Shares

Policia e Shtetit në të gjithë vendin ka vijuar zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, ndërsa janë arrestuar 83 presona. Aksioni është zhvilluar gjatë kësaj fundjave, për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, apo shtetasve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e akolit.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan armë zjarri, lëndë eksplozive dhe municione luftarake, lëndë narkotike si dhe mallra kontrabandë. Nga Policia Rrugore dhe Task-Forca e Policisë Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët, ndërsa janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shpejtësi tej normave të lejuara 22 drejtues mjetesh.

-Sakaq, janë pezulluar 94 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, si dhe për drejtimi mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.

-108 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 6 automjete për mungesë dokumentacioni.

-Nga kontrollet e kryera nga Forcat e Lëvizshme Operacionale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 15 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafiqet e paligjshme.

-19 persona në flagrancë për vjedhje, ndërtim pa leje, për dhunë në familje, kanosje, shkatërrim prone. -12 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë.

-Janë kapur 15 persona në kërkim dhe për armëmbajtje pa leje. Janë sekuestruar 3 armë zjarri, 7 krëhëra, 281 fishekë, 3 kg lëndë plasëse Tritol, 100 kapsolle donator, si dhe 19 kg lëndë narkotike. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 34 persona. Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY