1200 refugjatë zhvendosen me autobusë në kufi me Shqipërinë

1200 refugjatë zhvendosen me autobusë në kufi me Shqipërinë

68
0
Shares

Autoritete greke zhvendosën mbrëmjen e së dielës grupe të mëdha të refugjatëve nga Porti i Elefsinës drejt qytetit verior grek të Janinës, në kufi me Shqipërinë. Sipas burimeve greke refugjatët filluan të arrijnë në aeroportin e vjetër ushtarak,në Kacikas, me 26 autobuzë.

Burimet greke flasin se autobuzët mbanin rreth 1.200 refugjatë të cilët kishin zbarkuar në ishujt e Egjeut dhe më pas ishin transportuar në Portin e Elefsina-s.

Strehimorja në ish aeroportin ushtarak në Janinë ishte përgatitur këto ditë nga forcat ushtarake greke , por kushtet janë të ndryshme dhe të vështira . Kjo pasi ky kamp në fushë të hapur nuk ofron kushte si qendra të tilla në Konicë dhe Pogon ku u vendosën këto ditë grupe më të vogla të refugjatëve.

Sipas burimeve greke refugjatët janë pritur nga përfaqësues të Bashkisë së Janinës, anëtarët e Kryqit të Kuq dhe organizatat vullnetare,ekipe të ndihmës mjekësore dhe janë shoqëruar nën një mbikqyrje të madhe policore.

Sipas burimeve greke shumë prej tyre kanë probleme shëndetësore. Me ardhjen e refugjatëve, sipas autoriteteve vendore në Janinë menjëherë ka filluar edhe i procesi i regjistrimit. Bashkia e Janinës u bëri thirrje banorëve të shprehin solidaritetin në ndihma me ushqime ndërkohë që priten grupe të reja të refugjatëve .

Sipas mjeteve greke të informimit grupet e para të refugjatëve që u zhvendosën këto ditë nga portet greke në zonat e rajonit të Janinës kërkojnë të transferohen drejt Athinës për të udhëtuar më pas drejt vendeve të tjera perëndimore.voa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY