Para garës brenda partisë 5 kandidatët presidencialë që kanë mbetur në garë po përpiqen të bëjnë për vete votuesit.
Ditën e martë mbahen votimet e radhës ndërsa kandidati republikan Donald Trump ka vijuar të mbajë tubime në Arizona të cilat janë karakterizuar na tensione dhe dhunë.
Protestuesit u përpoqën të pengonin një nga aktivitetet e tij pranë kufirit me Meksikën duke lënë makinat e tyre në mes të rrugës dhe duke bllokuar trafikun.
Në fjalimin e tij, Trump përsëriti premtimin për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit për të penguar hyrjen e imigrantëve të paligjshëm, që ai thotë se sjellin drogë dhe krimin e dhunshëm në Shtetet e Bashkuara.
Miliarderi akuzoi dy rivalët e tij se janë të dobët me imigracionin.
Kandidati demokrat, Bernie Sanders bëri gjithashtu fushatë përgjatë kufirit me Meksikën në Arizonë, por komentet e tij ishin shumë më të buta në krahasim em ato të republikanit Trump.
Në prag të garës në Arizona, Utah and Idaho ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, ka një epërsi të konsiderueshme ndaj Sanders.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/