Një tufë elefantësh të egërsuar kanë dalë nga pylli në West Bengala në Indi duke terrorizuar popullatën e tre fshatrave si dhe duke shkaktuar të paktën 4 të vdekur, mes tyre një grua, si dhe dy të plagosur.
Ajay Kumar Das, një zyrtare e departamentit të pyjeve informoi sot se 5 elefantë kishin dalë nga pylli Dalma, distrikt i Bankuras dhe pasi kanë kaluar lumin Damodar kanë përfunduar në distriktin Bardhaman duke shkatërruar arat si dhe duke sulmuar bujqit, 4 prej tyre kanë vdekur.
Në fillim rojet e pyllit kishin arritur të bllokonin elefantët dhe ti shtynin brenda në pyll por më pas ata kanë arritur të dalin nga pylli duke shkaktuar dhe shkatërrime në tre fshatra.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/