Televizioni publik holandez ka bërë një reportazh për krizën e emigracionit në Ballkan dhe rrezikun e Shqipërisë për tu prekur nga ky fluks. Sipas reportazhit, vitin e kaluar rreth 300 klandestinë kanë kaluar nga Shqipëria, ku kryesisht sirianët janë kapur nga policia.
“Mua me kanë ofruar rrugën nga Shqipëria drejt Italisë, por ka ende dhe rrugë nga Maqedonia. Një rrugë e tille kushton rreth 800 euro, por shkon edhe deri 1500 euro”, thotë një refugjat.
Pjesë e reportazhit ka qene kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili ka hedhur dyshime për kapacitetet e qeverisë për tu përballur me një fluks të tille.
Unë kam dyshime për kapacitetet e qeverise, për të ruajtur shtetin e se drejtës në ketë vend. Kjo vlen më tepër për mundësitë e tyre për të luftuar trafikimin njerëzor.
Ky është një moment ku Shqipëria duhet të koordinohet mirë me partneret tonë ndërkombëtarë, si NATO, BE dhe Presidenca Holandeze.
Emisioni përfundon duke treguar pamje nga disa faqe në “Facebook”, ku reklamohet kalimi nga Shqipëria drejt Italisë. Për të vërtetuar që kjo është një mundësi reale, tregohen pamjet të policisë italiane me skafe të nisur nga Shqipëria.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/