Lirohet çifti që vidhte makinat, djali në seancë: E kam babin drejtor

Lirohet çifti që vidhte makinat, djali në seancë: E kam babin drejtor

230
0
Shares

Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtetasit: Deivis Muka dhe Matilda Mertini, të akuzuar për vjedhje makinash në mënyrë të përsëritur në të paktën tetë raste.

Deivis Muka dhe Matilda Mertini, të akuzuar për vjedhje makinash në mënyrë të përsëritur në të paktën tetë raste. Në dy vendime të shkurtuara të lëshuara ditën e sotme gjykata urdhëron lirimin e dy të arrestuarve nga paraburgimi dhe paraqitjen e tyre një herë në javë në policinë gjyqësore. Ditën e sotme në gjykatë, Deivis Muka teksa paraqiste gjeneralitetet e tij tha se babai i punon drejtor në Ministrinë e Bujqësisë. Pak ditë më parë, Policia e Tiranës ka arrestuar çiftin që vidhnin makinat nëpërmjet bllokimit të mbylljes së mjeteve me pult, pa u dashur që të thyejnë xhamin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY