Komisariati i Policisë, Kamëz
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë. Arrestimi i tyre ka ndodhur për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajta pa të drejtë e uniformës” të parashikuara nga nenet 134/2 dhe 22 si dhe 247 të Kodit Penal.
Burime zyrtare të policisë Vendore të Tiranës, saktësojnë se dy drejtues mjetesh janë paraqitur në Komisariatin Nr. 5 që kanë bërë kallëzim se, në datën 18 mars në territorin e Komisariatit Kamëz, tre persona të panjohur kanë ndaluar dy drejtuesit e sipërpërmendur duke u paraqitur si punonjës policie (civil) dhe u kanë kërkuar fillimisht të bënin kontroll të mjeteve dhe më pas i kanë kërcënuar me fjalë drejtuesit me qëllim që ata tu jepnin lekët që kishin me vete. Drejtuesit e mjeteve kanë kundërshtuar për të dyja kërkesat e tyre dhe ata janë larguar.
Nga ana shërbimeve të Komisariatit të policisë Nr. 5, Tiranë, falë një pune intensive dhe operative, për pak orë është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe identifikimi i personave që kishin kryer këtë veprim të kundërligjshëm. Pas veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua automjeti me të cilin u larguan autorët e dyshuar ,që ishte tip “Ford” me targa AA 551 LI.
Drejtuesi dhe pasagjeri të cilët dyshohen si autorët e mundshëm janë, Halil Topalli, 22 vjeç, banues në fshatin Tapizë të rrethit Kruje, i dënuar më pare për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” dhe Shaban Topalli, 33 vjeç, banues në fshatin Tapizë , Krujë.
Të dy këta persona u arrestuan.
Vazhdon puna për identifikim e autorit tjetër të kësaj ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/