Gafa në Fletoren Zyrtare, gjysmë shekull burg për një armë pa leje

Gafa në Fletoren Zyrtare, gjysmë shekull burg për një armë pa leje

54
0
Shares

Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake, prej vitit 2015 dënohet me burgim maksimal deri në…50 vjet. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka si dënime maksimale 35 vjet burgim ose burgim të përjetshëm.
Por, mesa duket, një lapsus në Fletoren Zyrtare nr. 249 të vitit 2015 në zbardhjen e disa amendimeve të Kodit Penal, të miratuara me ligjin nr. 135/2015, ka sjell një problematikë në zbatimin në praktikë të tij.
Në nenin 17 të këtij ligji, i cili ndryshon neni 278 “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, thuhet shprehimisht: “Prodhimi, shitja, blerja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, tregtimi dhe transportimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave ose minave pa lejen e organeve kompetente shtetërore dënohet me burg nga pesë deri në pesëdhjetë vjet”.
Në bazë të legjislacionit shqiptar, ligjet hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, në të cilin gjenden të shpallur tekstet ligjore që kanë fuqi detyruese për t’u zbatuar në formën që paraqiten në këtë dokument shtetëror. Pra, në këtë rast, gjykatat shqiptare duhet të marrin parasysh dënimin e personave të akuzuar për veprën penale të mësipërme deri në gjysmë shekulli.
Ky dënim maksimal prej 50 vitesh burgim, siç gjendet i botuar në Fletoren Zyrtare, bie tërësisht ndesh me strukturën e ligjit penal shqiptar, i cili parashikon marzhet më të larta të dënimit për vepra që cenojnë jetën e personave. Në këtë frymë, dënimi maksimal me 50 vjet burgim për armëmbajtje pa leje duket qartë se është një lapsus, i cili duhet gjendur tek hartuesit ligjvënës ose në zbardhjen e tij nga Qendra e Botimeve Zyrtare. Logjikisht, numri 50 duhet të jetë 15 vite burgim, por gjithsesi, ai gjendet i shkruar qartësisht pesëdhjetë në Fletoren Zyrtare.
Por, pavarësisht se mund të konsiderohet si lapsus, ky parashikim ligjor mund të sjellë pasoja të pariparueshme në të drejtat e personave të akuzuar, raporton Boldnews.al.
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese i muajit Shkurt 2016 shfuqizoi amendimet që i janë bërë këtij neni të Kodit Penal në vitin 2013 dhe 2014. Por, ndërkohë ka mbetur në fuqi neni në formën e shkruar para vitit 2013, së bashku me disa amendime të realizuara në vitin 2015.
Në ndryshimet e fundit të nenit të Kodit Penal për “armëmbajtjen pa leje”, gjendet edhe dënimi 50-vjeçar, i cili do të duhet të zbatohet, nëse organi që e ka nxjerrë aktin, pra Parlamenti, nuk ndërhyn për të korrigjuar lapsusin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY