Foto, makina e aksidentit
Një aksident ka ndodhur në Milot e sipas të dhënave të para dyshohet për viktima dhe disa të plagosur.
Sipas raportimeve paraprake, mësohet se një automjet është futur me shpejtësi në tregun e Milotit, ndërkohë që ai ka qenë i populluar me njerëz.
Sipas policisë, autori i aksidentit është Pashk Vokri, invalid, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Në vend kanë shkuar forca të policisë. Paraprakisht mësohet se janë shënuar së paku 1 viktimë dhe 5 të plagosur.
Nuk dihen ende rrethanat se si automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tregun e mbipopulluar, edhe për shkak se sot është e diel.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/