Një mama e kujdesshme i dhuroi një prezervativ të birit, i cili do të takohej me një vajzë.
Ajo i shkroi një shënim të shkurtër dhe mbi të vendosi një prezervativ, në mënyrë që të sigurohej se i biri do të ishte i mbrojtur në rast marrëdhëniesh intime.
“E di që je rritur tani dhe unë jam krenare për ty. Kur të vijë Ashley sonte, nëse gjërat bëhen serioze, sigurohu që të jesh i mbrojtur. Përdor këtë”, i shkruan ajo.
Fotoja është postuar në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë bërë humor me mamanë, jo për kujdesin ndaj të birit, por për pakujdesinë e saj.
Ajo e ka lidhur letrën me prezervativin me anë të një gjilpëre me kokë, e cila në fakt e nxjerr jashtë funksionit mjetin mbrojtës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/