Danezi Dennis Fabricius Holm kishte dalë për një shëtitje, pasi kishte marrë me vete edhe detektorin e tij të metaleve. Gjuetari amator i thesareve kishte nisur të kërkonte në një fushë në qytetin e Aunslev, në Danimarkë kur papritur detektori i tij kishte lëshuar një sinjal; duke gërmuar ai gjeti një kryq të vogël të mbuluar nga balta.
Holm e postoi zbulimin e tij në Facebook dhe ndjekës të tjerë në rrjetin social i propozuan që t’i drejtohej një muzeu për të kuptuar më mirë vlerën e asaj që kishte gjetur. Për ekspertët bëhet fjalë për një zbulim të jashtëzakonshëm; ai kryq me shumë gjasa ka qenë i një gruaje vikinge, daton në mesin e parë në vitit 900, duke vërtetuar kështu që kristianizmi ishte i pranishëm në Danimarkë shumë më përpara se sa mendohej deri tani. Me peshë vetëm 13, 2 gramë dhe gjatësi 4 centimetër, kryqi i artë ka një vrimë të vogël, që tregon se është i përdorur si varëse.
Kryqi mendohet se daton në mesin e pjesës së parë të shekullit X, ndërkohë që deri më sot, në librat e historisë, shenjat e pranisë së kristianizmit në vendin skandinav dalin në dritë vetëm në gjysmën e dytë me Jelling Stones, gurët e mëdhenj të Jutlnad, që tregojnë portretin më të vjetër të Jezu Krishtit në një kryq në Danimarkë. Ata gurë mishëronin nisjen e kristianizmit për danezët, por tashmë data ndoshta duhet riparë.
“Ky kryq mund të na bëjë të kuptojmë se kur danezët u bënë vërtetë kristianë, – shpjegojnë ekspertët, – një zbulim që do të përfundojë në librat e historisë. Kryqi është marrë në mbrojtje nga Viking Museum Ladby, në Pasqua dhe do të ekspozohet për vizitorët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/