Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.
Burimet e policisë Vendore, bëjnë të ditur se rreth orës 14.20, në lagjen “Dergut”, Shkodër është plagosur me armë të ftohtë “thikë” personi me iniciale B. G. 50 vjeç, banues në Shkodër.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore.
I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake Policia ka mundur të identifikoj autorin e plagosjes, shtetasi me iniciale I. H. banues në Shkodër dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/