Ai që duhet të ishte një Kongres partie, është shndërruar në një tribunë qeverie.
Pas Edi Ramës, në podiumin e kongresit të PS-së po hipin me radhë ministra. Në fjalimet e tyre “copy pase” (ministrat të tilla fjalime kanë mbajtur sa herë u është dashur të shfaqen publikisht), ajo që bie në sy është se asnjëri prej tyre nuk ka përmendur deri tani PS-në…, por nuk ka munguar artikulimi i togfjalëshit “qeveri e suksesshme”.
Por ky kongres, “denoncon” edhe një “padrejtësi” tjetër.
Në “pikun” e audiencës, në radhën e parë janë zgjedhur ministrat. Ndërsa “të tjerët”, deputetë e “kongresmenë”, sipas “përzgjedhjes” së sekretarisë së kongresit, do të mund të mbajnë fjalimet e tyre, diku nga mesnata…
Pjesë e kësaj “zhvendosje” është edhe Ben Blushi, për të cilin organizatorët e kongresit janë “kujdesur” që fjalimin ta mbajë kur “popullin” ta ketë zënë gjumi…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/