RAPORTI/ Krimet seksuale, ja cilët qytete kanë më shumë maniakë

RAPORTI/ Krimet seksuale, ja cilët qytete kanë më shumë maniakë

61
0
Shares

Krimet seksuale përgjatë vitit 2015 krahasuar me 2014 janë rritur dhe qytetet më të prekura nga ky fenomen janë Tirana dhe Saranda. Ky fakt bëhet publik nga prokuroria e përgjithshme ku në një kopje të raportit siguruar nga ReporTV rezulton se në këto qytete janë shënuar 16 raste të hetuara me nga 8 për secilin qytet.
Afro 95 % e personave të përfshirë në këto krime sipas raportit rezultojnë se janë meshkuj mbi 18 vjeç dhe 5 % e tyre femra.
Në listën e qyteteve të prekura nga ky fenomen përgjatë 2015 përfshihen Vlora me 5 raste, Durrësi me 4 raste, ndjekur nga Lushnja e Berati me nga dy raste dhe Fier e Kurbin me nga një rast.
Në këto krime përfshihen veprat penale si marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura, veprat e turpshme si dhe marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale me të mitur e persona me moshë 14 deri në 18 vjeç.
Përgjatë vitit 2014 në të gjithë vendin janë regjistruar 88 procedime penale ndërsa në 2015 numri i këtyre procedimeve ka shkuar në 102 raste, duke shënuar një rritje me 16 %.
Sipas raportit dy nga elementët që ndikojnë në kryerjen e këtij krimi janë arsimimi i personave dhe vendbanimi i tyre, ku sipas analizës së shifrave rezulton se krimet seksuale kryhen më shumë në qytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY