Një mësues në një shkollë në Britaninë e Madhe është pushuar nga puna pasi në laptopin e tij personal iu gjetën foto dhe video erotike.
Darren Hankey jepte mësim në shkollën ‘British Columbia’ ndërsa policia tha se i moshuari në laptopin e tij ka hapur dhe ka kërkuar shumë sajtet pornografike.
Bordi i disiplinës arsimore shpalli fajtor mësuesin i cili akuzohet për sjellje të keqe profesionale.
Policia ka sekuestruar mbi 200 imazhe dhe video me përmbajtje të fortë erotike, të cilat ishin përzierë në të njëjtin vend ku mbaheshin raportet apo detyrat e shkollës.
“Pandershmëria nga një mësues nuk është sjellje model për t’u ndjekur nga studentët. Besimi themelor që ka komuniteti ndaj mësuesit nuk duhet të ngatërrohet me këto veprime perverse adoleshentësh”, u shpreh drejtoresha e shkollës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/