9 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Durrësit gjatë një operacioni të koduar “Muzgu”.
Për rastin, u arrestuan në flagrancë dy persona, përkatësisht Arben Muça, 35-vjeç, banues në Vorë, dhe Amarildo Seferi, 22 vjeç, banues Nikël, Krujë. Arrestimi i tyre u bë gjatë ditës së djeshme (18 mars) në fshatin Nikël, ku gjatë kontrollit të një automjeti tip Benz, policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike.
Automjeti drejtohej nga 22 vjeçari Seferi. Policia ka sekuestruar edhe një automjet tip Golf si dhe tre telefona celularë.
Për ngjarjen është shpallur në kërkim edhe një 24 vjeçar me iniciale M.Ç, banues në Nikël.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/