Kongresi i PS një farsë, Pitella një arlekin politik

Kongresi i PS një farsë, Pitella një arlekin politik

51
0
Shares

“Farsa e Kongresit, sa tragjik edhe komik të PS sot, arrin kulmin kur gënjeshtrat që Rama e kompani tentojnë t’i servirin shqiptarëve, penetrojnë edhe tek eurodeputeti i majtë, Pitella!!! Ky i fundit paturpësisht jo vetëm gënjen, por edhe guxon të sulmojë, jo vetëm të djathtën në Shqipëri, por edhe të djathtën evropiane”, u shpreh st në emër të PD-së, deputeti gerti Bogdani.
Më tej deputeti dmekrat rendit edhe dy gënjeshtrat më të mëdha sipas tij.
“Në rastin e parë thotë që vizat për shqiptarët i liberalizoi qeverisja e majtë, kjo tregon ose sa pak informacion ka, ose sa pak kapacitet ka!!! Liberalizimin e vizave për shqiptarët, anëtarësimin në NATO, avancimin e integrimit europian e shumë procese të tjera jetike për Shqipërinë janë bërë gjatë qeverisjeve së PD.
Në rastin e dytë, thotë që ‘e djathta europiane pranon dhe të vrasë fëmijë refugjatë vetëm të mos i pranojë në BE e ti ndihmojë’”, viji Bogdani.
Sipas Bogdanit, Pitella është një arlekin politik i financuar nga arlekinët qeveritarë shqiptarë me paratë e vjedhura nga tenderat e koncesionet.
“Ky arlekin politik, që më shumë gjasa financohet nga këta arlekinët tanë (me paratë që vjedhin nga tenderat e koncesionet) duhet ta ketë shumë të qartë që është e djathta europiane ajo që e mban Europën në këmbë në mes të krizave, është e djathta europiane e sidomos CDU gjermane që hapi dyert për qindra mijëra refugjatë, dhe është e djathta europiane ajo që po mundohet dhe që do t’i japë zgjidhje kësaj krize!!!
Fati i keq është fakti që në Europë ka edhe arlekinë si ky, e në Shqipëri qeverisin arlekinë si këta tanët!!!, përfundoi Gerti Bogdani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY