Jepnin vërtetime për azil kundrejt 300 eurove, në pranga dy persona

Jepnin vërtetime për azil kundrejt 300 eurove, në pranga dy persona

54
0
Shares

Ka përfunduar me sukses operacioni i policisë së Durrësit i koduar “Azilkërkuesi”, ku në pranga kanë përfunduar dy persona.

Ndrec Prenga, kryetar i Komitetit të Ndërmjetësimit të Bashkëjetesës Kombëtare u prangos pasi dyshohet se lëshonte kundrejt shumave të parave një vërtetim, që më pas përdorej në vendet e Bashkimit Europian për të kërkuar azil.

Veç Prengës është arrestuar edhe shtetasi S.Manuka, person që ka paguar 300 euro në këmbim të marrjes së një vërtetimi të tillë.
Policia thotë se Prenga është person me precedentë të mëparshëm. Ai rezulton i dënuar për të njëjtën vepër penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY