Gramoz Ruci kërkon falje në emër të PS-së dhe “këndon”: Nano kthehu...

Gramoz Ruci kërkon falje në emër të PS-së dhe “këndon”: Nano kthehu ti…!

75
0
Shares

Gramoz Ruci, kreu i deputetëve socialistë si dhe kryetari Asamblesë Kombëtare të PS-së, ka falënderuar dhe i ka kërkuar falje Fatos Nanos në emër të partisë, duke i bërë thirrje edhe për kthim në parti.
“Faleminderit, atij që dha gjithçka për rritjen, forcimin, përballimin e vështirësive të lindjes dhe rritjes, që bëri 4 vjet burg për të vetmin faj që kishte bërë se ishte kryetari jonë, të atij që edhe me aktin e fundit të dorëheqjes në 2005 dhe leksionin e fundit të demokracisë, Fatos Nanos. Ju drejtohem të gjithëve juve që drejtuat këto vite, PS është shtëpia juaj, ju thërret dhe ju kërkon ta falni edhe kur ka gabuar, përvoja juaj është jetike në çdo kohë për të përmbushur shpresat për një Shqipëri më të integruar në BE”, artikuloi meritat dhe ndjesën e tij Ruci, bashkë me thirrjen, si aj kënga e reklamës “Dori kthehu ti”.
Ndërkohë, më herët, në nisje të fjalës së tij, Ruci falënderoi, dhjetëra e dhjetëra ish-ministra, ish-deputetë e ish-drejtues “të harruar” të PS-së.
“Ky Kongres mblidhet 3 muaj para kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të PS, ndaj do ta nisja fjalën me një përshëndetje të posaçme për të gjitha ato dhe ata mijëra gra e burra, që aderuan në forcën tonë politike në 25 vjet, që dhanë gjithçka për mbijetesën tonë, rritjen dhe reformimin e arritjet tona 25 vjeçare…:, u shpreh Ruci duke renditur një listë të gjatë me emra, të cilët i falënderoi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY