Në Makoko të Nigerisë është ndërtuar një shkollë mbi lum. Ajo quhet “Floating” dhe ndërtesa ka formën e një piramide.
Në të mësojnë 47 nxënës, të cilët janë shumë të gëzuar për vendndodhjen e shkollës.Shemede Noah, drejtori i shkollës, shprehet se pavarësisht kushteve të rënda, po mundohen që të edukojnë brezat e ardhshëm
.
Makoko është një vend i varfër dhe në të jetojnë rreth 100 mijë banorë, të cilët merren kryesisht me peshkim. Shkolla është ndërtuar me materiale të riciklueshme dhe nga druri bambusë duke e bërë të përshtatshme për t’i mbijetuar përmbytjeve dhe stuhive.
Omodobu Emmanuel, nxënësi i kësaj shkolle thotë se vendndodhja e godinës i pëlqen shumë.
E rëndësishme është që mund të mësoj edhe pse ndoshta është pak vështirë”, tha ai. Ata shkojnë në shkollë me barka të ndryshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/