Kur vjen dimri në Japoni, njerëzit pothuajse në çdo shtëpi qëndrojnë në kotatsu-n e tyre, një bashkim i tavolinës,batanijes dhe ngrohëses.
Kjo sepse çuditërisht në Japoni nuk ekziston një gjë e tillë si ngrohje qëndrore.Megjithëse dimri nuk është shumë i ftohtë, ata kujdesen që të mos i zë gripi apo sëmundje të tjera falë kësaj shpikjeje.
Kotatsu është një pjesë mobilie tradicionale japoneze e përbërë nga një tavolinë e ulët druri të mbuluar nga një dyshyek “futon” apo një batanije të rëndë me një tavolinë në majë.
Poshtë të gjithë kësaj vendoset një burim ngrohjeje që zakonisht vjen bashkë me tavolinën. Kotatsu e ka priogjinin që nga vatrat e vjetra japoneze të gatimit, të cilat ndodheshin në të njëjtin vend në shtëpi.
Por kotatsu moderne është e lëvizshme. Kjo me siguri është një nga shpikjet më gjeniale që kemi para për t’i mbijetuar dimrit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/