Berat, prenë pyjet pa leje, ndalohen nga policia 2 shtetas

Berat, prenë pyjet pa leje, ndalohen nga policia 2 shtetas

131
0
Shares
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjes së pyjeve, agjentë të policisë së Beratit kanë arrestuar pasditen e kësaj të shtune dy persona.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Misir dhe Zylyftar Subashi, nga fshati Mbjeshovë.

Sipas burimit, ata janë kapur në flagrancë duke prerë dru në sipërfaqe pyjore bashkë me një person të tretë, ndaj të cilit ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Nga kontrollet e kryera nga Inspektoriati Pyjor ka rezultuar se, këta persona kanë prerë dhe dëmtuar pisha mesdhetare, pronë e Fondit Pyjor të Beratit, dhe kanë mbjellë në to pemë frutore.

Materialet për çështjen në fjalë i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit, e cila ka ngritur akuzat “prerje të paligjshme të pyjeve” dhe “shkatërrim të pronës publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY