Ben Blushi rendit disa të vërteta dhe fakte në kongresin e PS

Ben Blushi rendit disa të vërteta dhe fakte në kongresin e PS

48
0
Shares

Do pranoj çdo zgjidhje nga zgjedhjet, por nuk do pranoj asnjë zgjidhje që i imponohet kësaj partie pa zgjedhje. Të marrim në dorë partinë”.
Kështu ka deklaruar në përfundim të fjalës së tij në Kongres, sot, deputeti Ben Blushi.
“PS është prona jonë e përbashkët dhe e tillë duhet të mbetet deri në fund. Ti mbajmë në harmoni shqisat e partisë”, e filloi fjalën e tij Blushi.
“Në këtë parti ka një shumicë dhe një pakicë. Pakica kërkon një parti për veten. Shumica është  zënë rob dhe është kapur peng nga pakica”, u shpreh deputeti socialist.

Më tej ai renditi, sipas tij, disa të vërteta.
“A jemi të barabartë, a i respektojmë rregullat?!
A respektojmë Statutin?!
A i japim dikujt më shumë fuqi?!
A po i japim disave më shumë pushtet?!
A ka dhe ka pasur shkelje?!
Sensi i bashkimit po cenohet!
Një pakicë po imponohet!
Pakica emëron ministrat, deputetët etj…!
Një pakicë po kthehet në shumicë pa u votuar!
Pakica po cenon lirinë po ngordh demokracinë!
Merita e pakicës pengmarrja e partisë!
Po je kundër je armik!
Në PS nuk mundtë jesh nëse nuk mund të kesh…!”.

Blushi drejtoi më pas gishtin, nga shkaktari që sipas tij ka sjellë PS në këtë pikë.
“Kush e solli këtë parti në këtë ditë..? Ai është Edi Rama. Ditën që ai erdhi në pushtet, PS pushoi së qenuri. Edi Rama mori një punë për ta lënë partinë pa punë”, vijoi Blushi.

 Më tej, deputeti i PS-së rendit disa fakte
“Nuk ka zgjedhje prej 3 vjetësh në PS!
Edi Rama i vetmi në Europë me mandat 7 vjeçar!
Statuti i PS është shkelur në 60 për qind të tij!
Referendumet nuk bëhen për persona por për çështje!
Ndryshimet e sotme  nuk mund të kenë fuqi prapavepruese!
Të inkriminuarit janë futur në PS!
Papunësia është rritur!
Borxhi është rritur!
Ekonomia nuk është rritur
Paga minimale është skllavëruese
Arsimi i mesëm nuk është i detyrueshëm
Shëndetësia falas nuk ndodhi
Nuk hapëm 300 mijë vende pune
Emigracini është shtuar”.

Për Blushin, zgjedhjet në parti janë e vetmja zgjidhje.
“Të shkojmë në zgjedhje, zgjedhje…, zgjedhje dhe vetëm zgjedhje…
Ti heqësh votën një partie, është njëlloj sikur ti heqësh zemrën
Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje e PS
Do  pranoj çdo zgjidhje nga zgjedhjet, por nuk do pranoj asnjë zgjidhje që i imponohet kësaj partie pa zgjedhje”, përfundoi Blushi duke apeluar për të marrë partinë në dorë.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY