Arta Dade nuk e njeh Edi Ramën si kryetar të PS-së.
Në nisje të fjalës së saj sot në kongres aj ju drejtua “Zoti kryeministër!”.
Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe ironitë e saj, për ata që përmendin vene e pa vend “modelin laburist, por që nuk kanë lexuara asnjëherë statutin e PS-së”.
“Kongresi ti japë zgjidhje dilemës: PS do të vihet në avangard të respektimit të rregullave e institucioneve të saj apo do të ndryshojë rregullat e të krijojë struktura paralele politike që s’marrin përgjegjësi përsipër”, u shpreh midis të tjerave Dade.
“Para zgjedhjeve të shkojmë me një kryetar më të fortë. Ka ardhur koha ti bëhet analiza punës së qeverisë”, vijoi ajo më tej.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/