Arrestohet kryetari i “Ndërmjetësimit”, lëshonte vërtetime 300 eurosh për azil në BE

Arrestohet kryetari i “Ndërmjetësimit”, lëshonte vërtetime 300 eurosh për azil në BE

52
0
Shares

Arrestohet në flagrancë, kryetari i Komitetit të Ndërmjetësimit për Bashkëjetesë Kombëtare. Ai u arrestua sepse, në këmbim të një shume parash dyshohet se jepte vërtetim fakti, me qëllim për të kërkuar azil në vendet e BE-së. Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Burime bëjnë të ditur se specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune intensive 1-mujore, me metoda speciale të hetimit, kanë finalizuar operacionin e koduar”Azilkërkuesi”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Ndrec P., 64 vjeç, banues në Durrës, Kryetar i Komitetit të Ndërmjetësimit për Bashkëjetesë Kombëtar dhe Sabahet M., 65 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në afërsi të ish-Doganës, Tiranë, Sabahet M., u kap në flagrancë, duke i dhënë 300 € shtetasit Ndrec P., në këmbim të një vërtetimi fakti që i ka dhënë ky i fundit, me qëllim për ta përdorur për të kërkuar azil në vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan: një sasi parash, 300€ ; 1 vulë; 3 telefona celularë.
Të njëjta burime saktësojnë se Ndrec P. është person me precedentë penalë të mëparshëm, i dënuar për të njëjtën vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Korrupsioni pasiv në sektorin privat “dhe”Falsifikimi i dokumenteve”, në ngarkim të Ndrec P., parashikuar në nenet 164/b dhe 186/3 të Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat” në ngarkim të Sabahet M., parashikuar në nenin 164/a të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY