“Absurde” e ka quajtur edhe vetë deputetja e PS-së Arta dade, kërkesën e saj për respektimin e Statutit të PS.
Këtë absurditet Dade e ka vënë në dukje, ndërsa kongresi ka kaluar në diktimin dhe miratimin e Statutit të ri të partisë.
Deputetja Arta Dade ka marrë fjalën për të prezantuar një propozim të sajin dhe një grupi delegatësh, i cili nuk është marrë parasysh në punimet e Kongresit.
Dade tha se propozimi është që të caktohet data e zgjedhjes së kryetarit të PS-së sipas parimit 1 anëtar 1 votë, por kjo kërkesë u la në hije, pasi nuk u votua rendi i ditës për Kongresin.
Dade tha se kërkesa e saj, Hafizit dhe një grupi delegatësh është që të zbatohet statuti aktual i PS-së përpara se të bëhen ndryshimet.
“Është absurde të kërkojë të zbatohet Statutit. Por duhet, që para se të kalojmë te miratimi i Statutit të ri, të respektojmë të vjetrin. Dhe sipas statutit që ende është në fuqi, propozimi është që të caktohet data e zgjedhjes së kryetarit të PS-së sipas parimit 1 anëtar 1 votë”, u shpreh Dade.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/