Xhafa: Mazhoranca kundër votimit të Byrosë në fillim

Xhafa: Mazhoranca kundër votimit të Byrosë në fillim

61
0
Shares

Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mund të ngrihet e para pasi nuk ka bazë ligjore deklaroi Kryetari I komisionit te posacem per reformen ne Drejtesi Fatmir Xhafa gjatë një interviste ne studion Kapital te Aleksander Furxhiut ne Vizion Plus.

Duke shpjeguar qëndrimin e mazhorancës përballë kërkesës së opozitës që Byroja të miratohet brenda dy javëve, Fatmir Xhafa ka nxjerrë arsye që e pengojnë realizimin e kërkesës së PD.

“Nuk mund te ngrihet byroja sot sepse nuk ka baze ligjore, sepse, se pari, duhet te behet ndryshimi perkates ne Kushtetute. Dhe, se dyti, byroja eshte projektuar te ngrihet prane prokurorise antikorrupsion. Po si mund te ngrihet BKH pa u ngritur me pare prokuroria antikorrupsion? Ne nje kohe qe byroja do te jete pikerisht ne funksion te prokurorise antikorrupsion. Nese do te ngrihej sot, BKh nuk do te funksiononte dot, do te ishte vetem sa per te hedhur hi syve, sa per te thene qe e ngritem dhe byrone. Ajo nuk do te bente dot asgje sepse pjesetaret e saj, pra policia gjyqsore, nuk do te kishte te cila prokurori te dergonte hetimet e saj”, tha Xhafa.

I pyetur nga gazetari Furxhiu se cila ishte atëherë arsyeja që qeveria miratoi projektin per BKH para dy javesh, Fatmir Xhafa ka çuditur me përgjigjen e tij që bën fjalë për një miratim formal, ndoshta vetëm sa për ti hedhë hi syve më shumë se opozitës, komunitetit ndërkombëtar.

“Sepse opozita beri presion dhe beteje politike. Dhe qeveria u detyrua ta dergoje ne parlament projektin sic ishte, duke qene e bindur se nuk mund te miratohej pa ndodhur me pare ndryshimet kushtetuese. Ja perse ligji per byrone ka mbetur I bllokuar ashtu si edhe disa ligje te tjera te sistemit te Drejtesise, pikerisht sepse nuk mund te miratohen pa kaluar paketa e ndryshimeve kushtetuese te cilat sanksionojne funksionimin e organeve te Drejtesise”, ka deklaruar Xhafa .

Kryetari i Komsionit të Reformës në drejtësi ka deklaruar në vijim se ka gjyqtare e prokurore qe jane frikesuar e po perpiqen te sigurojne pozitat e tyre. Ka gjykates e prokurore qe enderrojne qe reforma te mos behet, madje qe lobojne ne qarqe politike qe reforma te mos kaloje, tha Xhafa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY