VARGJET/ Populli i Vlorës “ia këndon” Rilindjes dhe Koço Kokëdhimës

VARGJET/ Populli i Vlorës “ia këndon” Rilindjes dhe Koço Kokëdhimës

66
0
Shares

Genc Deromemaj, ish-kandidati i PD për kryetar të bashkisë së Vlorës, ka shpërndarë në rrjetet sociale, një “këngë”…
“Miq, dua të ndaj me Ju disa vargje, një gjykim të popullit të Vlorës për ‘udhëheqjen’ tonë…”, shkruan ai, ndërsa poston edhe këto vargje.

O ndërmarrja me dy “K”

1. Kush më thotë nga ju pa bindje,
Ç’ndreqin qenka kjo “Rilindje”,
Si se votuam më parë,
Na futen të gjallë në varre;

2. Trumbetuan e çnuk thanë,
Kur ishin në opozitë,
Për mirëqenie për progres,
Këto po i shohim përditë;

3. Do hapnin shumë vende pune,
Shpejt do vinim në Europë,
Rilindja qenka e ç’qenka,
Na bënë inventarë për gropë;

4. Premtuan shumë në mjekësi,
Por falas s’të njeh njeri,
Mos u bëfsh për doktorë,
Po s’tunde leket në dorë;

5. Na kthyen mbrapa te gjiza,
Të kujtonim varfërinë,
Kur me bukë se mbushnim barkun,
Me sy se shihnim lirinë;

6. Ju na thatë do bëjmë shtet,
Secili reston do marrë,
Për ryshfet e korrupsion,
“Akoma gjë s’keni parë”;

7. Ne po i shohim përditë,
Kur na shfaqen në ekran,
Hajduti ka dalë pa hyrë,
Burgu është për fukaranë;

8. Kot premtuat o të mjerë,
Se ujku qimen ndërron,
Po pa kopenë në kullotë,
Zakonin kurrë se harron;

9. Hallall mblodhët çdo qindarkë,
Që në xhep na kishte mbetur,
Na bëtë të flasim me vete,
Do t’ju kujtojmë dhe të tretur;

10. Ju u vërsulet si bisha,
Dhe për këtë jeni krenarë,
I ngrohët kolltukët tuaja,
U kthyet në pashallarë;

11. Dhe mund t’ju duket habi,
Kur flasim për pashallarë,
Do t’ju tregojë një ndër ta,
Që me yrysh e ka marrë;

12. Kush se njeh Koço Katranin,
Flas për Koço Deputetin,
Mik i ngushtë me të “Gjatin”,
Ai që zaptoj bregdetin;

13. Edhe Vlora këtë here,
Na zgjodhi Koçon Berber,
Si ta qethë edhe ta ruaj,
Se me Koçon kurrë s’do vuaj;

14. Partia i hapi zyrë,
Të na shihte në fytyrë,
Në ishim bërë për berber,
A të vinim tjetër herë;

15. Njerëzit kur dilnin nga zyra,
Të brengosur shumë nga halli,
Murmurisnin nëpër dhëmbë,
Për berber mos më zëntë malli;

16. Ç’dreq berberi lënka ky,
A e heqtë perëndia,
Ne shkojmë që të ruajmë mjekrën,
Ky nuk heq mjekrën e tija;

17. Po ç’ti bëjmë atij të “Gjatit”,
Për Vlorën gjeti adap,
Që nuk pyet për asnjeri,
Koça di të jap xhevap;

18. Koçua s’pyet për kryetar,
Që Vlora ka në bashki,
Na thotë pashai jam unë,
Vet vali dhe vet kadi;

19. Vlorën thotë unë e kam ëndërr,
Do ta kthej tjetër qytet,
Po se bëmë këtë mandat,
E bëjë në mandat të tretë;

20. O moj Vlorë në ç’dorë ke rënë,
Te ndërmarrja me dy “K”,
Se kur e zgjodhe njëherë,
Dhe dy herë nuk bëhet gjë;

21. Rilindja me ty do eci,
Se je goxha orator,
Kush do qethur dhe do rrojtur,
Të vijë te Koçua në Vlorë;

22. Këta janë Koçot e Rilindjes,
Që s’ndalin makutërinë,
Kjo është rilindje e premtuar,
Vënë Partinë mbi Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY