Foto Ilustruese
Nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u arrestuan në flagrancë 4 persona për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Në bazë të informacioneve që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë mësohet se Besmir Hardhiaj dhe Erando Hardhiaj ushtronin aktivitet kriminal në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit cannabis cattiva dhe kokainë në zona territoriale të ndryshme.
Të njëjta burie saktësuan se më datë 17. 03. 2016 rreth orës 22.00 në rrugën “Konferenza e Pezës” , është organizuar shërbimi ku është kapur fillimisht në flagrancë shtetasi Besmir Hardhiaj të cilit i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë dhe më pas gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi dhe shtetasit Erando Hardhiaj u janë gjetur lëndë narkotike të dyshuar si Kokainë dhe cannabis sattiva.
Besmir Hardhiajt i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5.8 gramë kokainë dhe 7.8 gram lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva ndërsa Erando Hardhiajt i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 gram lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva ,
Sipas policisë së Tiranës, mësohet gjithashtu se shtetasit Mateo Luleme drejtues mjeti dhe pasagjer Albano Mitri të cilët po udhëtonin me automjet tip “Suzuki”, nga kontrolli i ushtruar në xhepin e brendshëm të xhupit të këtij të fundit, i janë gjetur 3 (tre) qese me bimë të dyshuar narkotike e llojit cannabis cattiva, me peshë 5.8 gram.
Provat materiale u dërguan për ekspertim në Drejtorinë e Policisë Shkencore Tiranë.
Materialet proceduriale u dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur.
Të arrestuarit
● Besmir Hardhiaj, 29 vjeç, banues në Tiranë,
● Erando Hardhiaj, 24 vjeç, banues në Tiranë,
● Albano Mitri, 27 vjeç, banues në Tiranë,
● Mateo Luleme, 25 vjeç, banues në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/