Nxënësit braktisin mësimin, kërkojnë rikthimin e mësueses e cila u pezullua se...

Nxënësit braktisin mësimin, kërkojnë rikthimin e mësueses e cila u pezullua se bënte kurse

86
0
Shares

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Penellopi Pirro” në qytetin e Fierit kanë braktisur mësimin sot dhe kërkojnë rikthimin e një mësueseje të pezulluar. Bashkë me prindërit ata janë grumbulluar përpara shkollës, duke deklaruar se pezullimi i mësuese ka qenë i padrejtë.

Nxënësit e shkollës ‘P.Pirro’ bojkotojnë mësimin. “Të rikthehet mësuesja ne punë. Pezullimi i mësueses i padrejtë. Mësuesja bënte konsultë falas dhe jo kurse”, kanë thënë nxënësit dhe prindërit.

Ndërkohë që pezullimi i saj nga DAR është bërë me arsyetimin se ajo kryente kurse private. Drejtoresha e shkollës, Antigoni Kanani nga ana tjetër ka deklaruar se ka zbatuar një vendim të DAR. Por nxënësit shprehen se nuk do të kthehen në shkollë pa u rikthyer mësuesja. /Balkanweb/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY