MIT’HAT HAVARI/ Ben Blushi mes frikës nga socialistët dhe logjikës foshnjarake

MIT’HAT HAVARI/ Ben Blushi mes frikës nga socialistët dhe logjikës foshnjarake

65
0
Shares
mithat havari, vogel

Mit’hat Havari

Ben Blushi gaboi mbrëmë tek opinioni i Fevziut kur tha se: Opozita është “fundërrinë”.
Ai mund ta ketë thënë nga nervozizmi si rrjedhojë e presionit të gazetarëve në atë audiencë, por një politikan që pretendon se ka një kauzë për të ndryshuar Shqipërinë, nuk i falen gafa të tilla.
Si mund të konsiderosh një forcë politike sikundër është PD fundërrinë?!.
Të mos harrojmë se kjo forcë politike ka një histori kontributesh, ishte e para që ju kundërvu regjimit diktatorial të Enver Hoxhe , është kjo forcë politike që me votën e popullit, por jo të Blushit, ka drejtuar këtë vend me sukseset dhe dissukseset e saj disa herë në këto 25 vjet demokraci.
Lind pyetja, a ka individ “fundërrina” në PD?
Sigurisht që ka, ashtu sikundër në PS ku militon dhe deputeti Blushi, ka shumë fundërrina. Por kur e unifikon një forcë politike me një akuzë të tillë të rëndë, i bie të mos jesh në rregull nga sistemi i të menduarit.
Ai e bëri këtë deklaratë dhe nga frika e socialistëve të tij, që mund ta akuzojnë se kërkon të rrëzojë qeverinë për të ardhur PD në pushtet. Kjo nuk është një arsye për tu mbrojtur. Do ishte shumë dinjitoze për Blushin të thoshte: Po , jam për largimin e kësaj qeverie të korruptuar deri në kockë, qoftë dhe opozita të vijë në pushtet. Se kur thotë, jo unë dua të rrëzohet kjo qeveri oligarkësh, por jo të vijë PD në pushtet …, nuk e kuptova dot këtë logjikë foshnjarake të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY